Komuna e Preshevës:Lajmërim për studentët tanë në Turqi

Lugina

Qytetar të nderuar, ju njoftojmë se studentët nga Lugina e Preshevës që janë me studime në shtetin e Turqisë, nesër më datë 31.03.2020 në ora 10:30 bëhet transporti i tyre me aeroplan nga Stambolli për në Beograd.

Me të arritur në Beograd të gjithë studentëve i bëhen analizat e Covid 19 në aeroport dhe pastaj me transport të organizuar barten për në banjën e Bujanocit ku janë të obliguar të qëndrojnë aty për 28 ditë.

Studentëve tanë i dëshirojmë udhëtim të këndshëm duke shpresuar të kalojnë sa më mirë.