Komuna e Preshevës në bllokadë financiare?!Punëtorët akoma nuk marin rrogat e tyre!

Lajme Lugina



Organi Përkohshëm i komunës së Preshevës ka futur buxhetin komunal në bllokadë financiare nga mos përgjegjsia e menaxhimit.
Puntorët e administratës komunale dhe të institucioneve ku është themelues Kuvendi Komunal nuk kanë marr ende rrogat e tyre.
Dyshohet se komuna e Preshevës e ka krijuar vet këtë bllokad për arsye të sistemit të ri të buxhetit ISIP në të cilën shërbimi financave ende nuk e ka të qart se si punohet me atë sistem dhe parashikimi i dobët i buxhetit të vitit 2021.

Dyshimi tjetër lidhet me EPS e cila e ka fituar procesin gjygjësor me komunën e Preshevës, ku komuna duhet ti kthejë mbrapsht 100.000.000 (100 milion dinar) të marra në mënyrë të jashtëligjshme në Dhjetor të vitit 2017.
Bllokada mund të jetë edhe për shkak të borxheve të mëdha që ka komuna e Preshevës ndaj ndërmarrjeve private të cilat kanë kryer punët në bazë të kontratave dhe prokurimeve publike.
Të gjitha këto janë dyshime sepse komuna e Preshevës ka mbyllur çdo informatë në lidhje me mos realizimin e pagesave të punësuarve.