Komuna e Obiliqit ka filluar me shpërndarjen e 1200 pakove për familjet në nevojë

Kosova

Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar me COVID-19, Komuna e Obiliqit ka filluar me shpërndarjen e 1200 pakove ushqimore dhe higjienike nga fondi emergjent i Komunës, të dedikuara për familjet në nevojë.

Këto pako janë dërguar në shtëpitë familjeve në nevojë, me këtë rast kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka falënderuar ekipet e shtabit emergjent, vullnetarët dhe kompanitë private për ofrimin e mundësisë së transportimit të pakove te këto familje.

Gjithashtu ka njoftuar se është pranuar lista e familjeve në nevojë nga Shoqatat e dala nga lufta, shumë shpejtë do fillojë shpërndarja e pakove edhe për ato familje.

Gashi iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, asnjë familje nuk do mbetet në harresë, “përkushtimi dhe kujdesi ynë do të jetë gjithmonë në shërbimin tuaj!“ ka thëne ai.