Ballina Lajme Kosova Komuna e Obiliqit fillon me shpërndarjen e 1200 pakove për familjet në...

Komuna e Obiliqit fillon me shpërndarjen e 1200 pakove për familjet në nevojë

Në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar me COVID-19, Komuna e Obiliqit ka filluar me shpërndarjen e 1200 pakove ushqimore dhe higjenike nga fondi emergjent i Komunës, të dedikuara për familjet në nevojë.

Këto pako janë dërguar në shtëpite familjeve në nevojë , me këtë rast Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, ka  falenderuar ekipet e shtabit emergjent, vullnetarët dhe kompanitë private për ofrimin e mundësise së transportimit të pakove te këto familje.

Gjithashtu ka njoftuar se është pranuar lista e familjeve në nevojë nga Shoqatat e dalura nga lufta, shumë shpejtë do fillojë shpërndarja e pakove edhe për ato familje.

Kryetari Gashi, ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, asnjë familje nuk do mbetet në harresë, “përkushtimi dhe kujdesi ynë do të jetë gjithmonë në shërbimin tuaj!“ ka thëne ai.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.