Komuna e Bujanocit ka filluar përgatitjet për hartimin e buxhetit për vitin 2021. Takimi i parë po zhvillohet me kryetarët e bashkësive lokale, ndërsa ditëve në vijim do të ketë takime edhe me drejtorë të ndërmarrjeve publike, shkollave dhe palëve tjera të interesit.
Kryetarëve të bashkësive lokale iu rekomandohet që të organizojnë tubime me qytetarë brenda kësaj jave, që të dëgjojnë nga afër kërkesat dhe nevojat e tyre.
Ky është një mekanizëm mjaft i rëndësishëm për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarje. Propozimet e dalura nga këto takime do të ndihmojnë të vendosen kërkesat prioritare të qytetarëve të komunës së Bujanocit.