Ballina Lajme Kompania amerikane “Moderna Inc” tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale...

Kompania amerikane “Moderna Inc” tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale ishte 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19

📷 Kompania amerikane “Moderna Inc” tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale ishte 94.5% efektive në parandalimin e COVID-19, bazuar në të dhënat marra nga testimet që po kryhen në shkallë të gjerë. Kështu “Moderna Inc” bëhet kompania e dytë amerikane brenda një jave që raporton rezultate që tejkalojnë shumë pritjet.

👉 Vaksinat, të dyja të ndërtuara duke përdorur teknologjinë e re të njohur si mRNA, japin shpresë për të luftuar koronavirusin e ri që ka infektuar 54 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë 1,33 milionë. Lajmi vjen gjithashtu në kohën kur rastet me COVID-19 janë duke u rritur, kanë arritur rekorde të reja në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane kanë vendosur sërish izolime.

“Ne do të kemi një vaksinë që mund të ndalojë COVID-19”, tha Presidenti i “Moderna”, Stephen Hoge në një intervistë telefonike për Reuters. Edhe kjo vaksinë do të bëhet dy herë, në një periudhë 28 ditë larg.

Një avantazh kryesor i vaksinës së kompanisë “Moderna” është se vaksina nuk duhet të ruhet në temperatura shumë të ulta ngrirje të një niveli industrial, duke e bërë më të lehtë shpërndarjen. “Moderna” pret që ajo të jetë e qëndrueshme në temperaturat standarde të frigoriferit prej 2 deri 8 gradë Celsius për 30 ditë dhe mund të ruhet deri në 6 muaj në -20 gradë Celsius.

Vaksina e “Pfizer” duhet të transportohet dhe ruhet në minus 70 gradë Celsius, lloji i temperaturës tipike për një dimër të Antarktikut. Në temperaturat standarde të frigoriferit, mund të ruhet deri në pesë ditë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Konsumoni më pak kripë dhe sheqer

Kripa dhe sheqeri, ato duken kaq të padëmshme, kaq themelore, aq thelbësore. Megjithatë, rritja e shpejtë e pranisë së tyre në gjithçka,...

Reforma Zgjedhore bllokon Shqipërinë/ Merkel: Nuk ka negociata

Nuk do të ketë një vendim për nisjen zyrtare të procesit të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda vitit 2020.Në mbledhjen...

Ismaili: Pas propozimit të PDK-së, trafiku urban falas në Prishtinë

Nga sot Komuna e Prishtinës do të ofrojë shërbimet e Trafikut Urban falas për të gjithë qytetarët që udhëtojnë në Prishtinë.Ky vendim...

Qytetarët ia shohin sherrin pështjellimit në rrugën e Vushtrrisë: Aksident i rëndë me të lënduar

Një aksident me të lënduar ka ndodhur para pak minutash në një kryqëzim rruge në Vushtrri.Mësohet se ka të lënduar pasi goditja...