KOHA DHE INDIVIDI

Sociale


Shkruan: Shefat M. Ademi
Koha është mjeku i të gjitha plagëve citonte rilindasi ynë i dashur Pashko Vasa. Jo rastësisht është thënë se koha sjellë ndryshime, por edhe ato bëhen me kohë. Kam hulumtuar, shumë skenare jetësore dhe punë punë të hajrit, por edhe disa të tjera që në fund më kanë rezultuar me shumë hamendësime. Pikërisht, në këto rrethana në të cilën po jetojmë jeta çdoherë ka pasur epitetin e të qenurit mësuese me vet faktin, se të jetosh sot dmth të jesh mbi tjetrin.
Poeti dhe shkrimtari bashkëkohor kosovar Hivzi Sulejmani thoshte se i madh është sherri i njeriut, duke aluduar për atë njeri i cili gjithmonë përgatit skenare, për momente në të cilën atij i sjellë dobi. Por cili është misteri i kohës, në raport me idividin?
Koha dhe individi gjithmonë ecin në rrugë diametralisht të kundërt, sepse gjithmonë individi e harxhon kohën kohën kot, duke filozofuar për kotësira se gjoja do ja kaloj kohës. Të moçmit, patën thënë, se vakti (koha) e ha kashtën, një thënie që unë çmoj shumë, sepse asocion shumë idera ku një analizë psikologjike mund të lind shumë ide të reja.
Individi sot jeton hëpërhë, duke bërë një matematikë të mbrëmjes e të mëngjesit duke harxhuar kohën kot, se çka do t’i sjellë politika, bastorja, thashethemet, çfarë mendon për tjetrin, duke e përbuzur atë që është i paarsimuar, dhe duke e nëpërkëmbur dinjitetin e tjerëve.
Në jetë kam mësuar shumë të papritura, komplote, hjeka e mundime por që i’a kam arritur deri diku të dalë faqebardhë, por edhe nëse i kam bërë të këqia dikujt paralel me kohën do t’i kërkoja falje. Sikurse edhe Kadareja, mendoj edhe unë se të falësh nuk dmth të harrosh. Harrimi, i përket atyre individëve që me kohë i ka ikur treni, por asnjëherë nuk thonë nuk pritëm por na iku papritmas.
Gjërat me kohë me vinë, por edhe me kohë ikin nëse nuk menaxhohen si duhet, e atëherë njeriu mbetet si ajo guna e vjetër, siç thoshte Fan S. Noli. Koha është sikur ekonomia, nëse arrinë ta menaxhosh si duhet, atëherë bilanci të del i mirë, por nëse nuk arrinë mbetesh personazh fabulash, e përralla me personzh fiktiv.
Nuk do ta zgjasë, jo pse nuk dua por koha nuk premton sepse sot çmohet njeriu, e jo idea.
Jeto sot që të rrëfesh nesër, kurse pasnesër të mësosh se në jetë gjërat është rëndë të kuptohen, kur jetojmë në një mjedis të pakuptimtë.