Koeman u çmend tërësisht, na ndihmoni!!!

Sport

Ronald Koeman është ankuar për orarin e ndeshjeve që Barcelona do të ketë në 2021.
“Ne kemi nevojë për ndihmë, kjo nuk është normale,” bërtiti trajneri holandez skuadra e të cilit ka luajtur 10 ndeshje në 30 ditët e fundit, përcjell Korneri.net
“UEFA ose liga Spanjolle duhet të mendojnë për numrin e ndeshjeve. Udhëtimi, orari, Super Kupa me katër klube … Ka shumë dhe duhet të ndalet urgjentisht. Kjo vret futbollistët, unë nuk mund ta ndjek atë ritëm. Do të kemi shumë lëndime për shkak të një orari të tillë ”.
Barcelona është në një seri prej pesë fitoreve dhe të Dielën ata do të luajnë kundër Betis, ku duan të vazhdojnë gjuetinë ndaj Atletico Madridit kryesues me një fitore të radhës. Barcelona ka 10 pikë më pak dhe një lojë më shumë se atl. Madridi. /Korneri.net