Klubet shqiptare iu lutën – Bota Sot

Sport

Klubet shqiptare iu lutën.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kthen krahët futbollit dhe me deklaratë zyrtare e përjashton nga fondi i emergjencës ekonomike si pasojë e mbylljes së aktivitetit për shkak të koronavirusit.

“Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet. Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone”.

“Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe ti adaptohen kësaj lufte. Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti”.