Kjo është logoja e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Kosova

Kosova këtë vit shënon 13 vjetorin e pavarësisë së saj.
Në nder të kësaj, pak ditë para shënimit të kësaj date të veçantë, tashmë është bërë publike edhe logoja e cila do përdoret për këtë përvjetor, njofton Klan Kosova.

”#Kosova13”, është mesazhi të cilin e shoqëron këtë prezantim të Kosovës në këtë 13 vjetor të mëvetësisë së saj.
Ky punim u realizua nga studentë të dizajnit grafik në ICK.
Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008. Deklarata e pavarësisë ishte lexuar nga aso kohe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi