Kjo eshtë gjendja reale e “renovimit” të ambulantës në Rahovicë (foto)

Uncategorized

Në redaksinë tonë ka arritur mesazhi si më poshtë:

“Te nderuar bashkeqytetar,

Duam tju japim sqarime publike per disa projekte mdertimi & Renovimi, qe gjate muajve te fundit te qeverisjes se APN kontraktuan me procese te shpejta projektuese, e qe kuptohet u financuan nga buxheti komunal respektivisht nga taksapaguesit e komunes tone, pra nga te gjithe ne.

Behet fjalenper Revovimin a Ambulantes ne Rahovice.

Ne baze te shumes se parave qe jan harxhuar e qe kapin vleren xx,XXX EUR, te gjithë ne, kemi pritur qe kualiteti dhe sasia e punimeve te jenë konform pageses se bere.

Fatkeqesisht , jemi informuar nga disa qytetar tane, qe gjendja e punve ne Ambulanten e Rahovices, eshte lënë pothuajse pergjysme, ndersa ato „permiresime“ qe jane bere, deshmojne nje kualitet qe nuk perpiuthet aspak me kostot e harxhuara. Pasi derguam komisioneret e ndertimit, per ti provuar te gjitha informacionet e ardhura, doli se te gjitha ishin te sakta e te vërteta.

Prandaj ftome te gjithe qytetaret e fshatit XY qe me date: x.x. 2021 te vijne dhe shofin gjendjen e ketyre punve për të cilat, ne do te formojme nje komision qe do te vkeresoj dhe dokumentoj shkeljet e bera.
Rezultatet do ti jepen organeve te drejtesise si dhe do te jenë te ditura per publikun.

Per ta pasur sado pak nje pasqyrim te ketyre fakteve, mjafton qe te shikojen fotot e bashkangjitura.

E verteta vonon por nuk humbet!”