Ballina Lajme Bota Kinë, akullorja rezulton pozitive me koronavirus

Kinë, akullorja rezulton pozitive me koronavirus

Akullorja është zbuluar se është infektuar me COVID-19 në Kinë, pasi tre mostra kanë rezultuar pozitive për virusin. Autoritetet antiepidemike në Bashkinë Tianjin të Kinës veriore po gjurmojnë njerëz që mund të kenë qenë në kontakt me to, të cilat ishin prodhuar nga Tianjin Daqiaodao Food Company, transmeton SkyNews.

Të gjithë produktet e prodhuara nga firma janë mbyllur dhe vulosur pasi mostrat e dërguara këtë javë në qendrën komunale për kontrollin e sëmundjeve rezultuan pozitive me koronavirus.
Hetimet fillestare epidemiologjike tregojnë se kompania prodhoi një seri akulloresh duke përdorur lëndë të parë, përfshirë qumësht pluhuri të importuar nga Zelanda e Re dhe hirrë pluhur të importuar nga Ukraina.

Dr Stephen Griffin, një virolog me qendër në Universitetin e Leeds, i tha Sky News se zhvillimi nuk ka vend për panik.

“Është e mundur që kjo ka ardhur nga një person, dhe pa ditur detajet, unë mendoj se ky është një rast unik,” tha ai.

“Sigurisht, çdo nivel i infektimit nuk është i pranueshëm dhe gjithmonë një shqetësim, por shanset janë që ky të jetë rezultat i një problemi me fabrikën e prodhimit dhe potencialisht ka të bëjë me higjienën në fabrikë.”

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...