Kina ka nisur provat klinika për vaksinën e parë ndaj koronavirusit, i cili u zhvillua nga ekspertja kryesore e bio-luftës ushtarake i vendit dhe ekipi i saj.
Chen Wei deklaroi mbrëmjen e kaluar që Pekini kishte marrë leje për të nisur testet.
‘Vaksina është arma më e fortë për ti dhënë fund koronavirusit. Nëse Kina është shteti i parë që prodhon armë të tilla dhe ne kemi patentat tona, kjo tregon përparimin e shkencës sonë dhe imazhin e një vendi gjigant’, tha Chen për CCTV.
Ekipi hulumtues ka përgatitur gjithashtu prodhimin në shkallë të gjerë të vaksinës, shtoi Chen.
Vaksina Recombinant Novel Coronavirus u zhvillua me sukses pas më shumë se një muaj studimesh, përfshirë studimin e vaksinave për Ebola.