Ballina Shëndetësia Këshilla të përgjithshme dhe praktike rreth barnave

Këshilla të përgjithshme dhe praktike rreth barnave



Si ti përmbaheni rutinës së marrjes së barnave?

Shumica e personave që marrin disa lloje barnash gjatë ditës, shpeshherë harrojnë të marrin ndonjërin nga ta, apo ju ikën nga mendja marrja e një bari, pastaj mundësia e marrjes dy herë të të njejtit bar e shumë shqetësime tjera që i brengosin.
Fillimisht mosha e tretë, duhet të kenë një njëri që kujdeset për ta, për t’ju ndihmuar gjatë marrjes së barnave të caktuara, ngaqë mundësia e gabimeve tek ta është shumë e madhe, përfshirë një sërë ndryshimesh shëndetësore që mund të kenë.

Gjatë punës sime si farmaciste më ka rastisur të vijnë të moshuar me disa pako të njejta të barnave nga prodhues të ndryshëm, barna të cilat i kishin marrur dy tre herë gjatë ditës, pra nga i njejti bar, këso forme mund të vijmë deri në rastet fatale nga mbidozimet që mund të ndodhin, andaj duhet kujdes i shtuar mes nesh.

Më poshtë kemi disa hapa të rëndësishëm se si ti përmbahemi rutinës së marrjes së ilaçeve të ndryshme gjatë ditës.

Fillimisht, përmbajtja e rutinës apo përdishmërisë së marrjes së barnave, do të thotë marrje e barit siç përshkruhet nga ana e mjekut, siç janë doza e duhur, në kohën e duhur, në mënyrën dhe frekuencën e duhur.

Pse mund të jetë kaq e rëndësishme ndjekja e rutinës?

Mos marrja e barnave siç përshkruhen nga ana e mjekut, apo udhëzimeve përkatëse nga ana e
farmacistit, mund të çojë në përkeqësimin e sëmundjes, shtrimin në spital, madje në rastet më të rënda edhe me vdekjen e pacientit.

Shumë pacientë nuk ndjekin udhëzimet e mjekëve dhe farmacistëve se si të marrin barnat, për arsye të ndryshme si moskuptimi i udhëzimeve, harresa, barna të shumta me skema të ndryshme të marrjes, efekte anësore të pakëndshme ose mund të ndodhë të mos ju duket se barnat po funksionojnë siq duhet, pastaj ndërpresin marrjen e tyre me vetë iniciativë. Andaj, saherë që nuk janë të qartë mjeku apo farmacisti gjatë sqarimeve të duhura, kërkoni sqarime shtesë në mënyrë që të evitohen gabimet e mundshme.
Kostoja e barnave mund të jetë gjithashtu një faktor që shkakton mosrespektimin e marrjes së barnave, aq më tepër në vendin tonë ku barnat përshkruhen me emra tregtarë dhe shpeshherë kushtëzohen pacientët të mirren po ato prodhime që janë të përshkruara, kostoja e të cilave mund të jetë më e lartë, sesa barna tjera të ofruara nga ana e farmacistit me emër të njejtë gjenerik nga prodhues tjerë.

Marrja e barnave siç përshkruhen në recetë, është shumë e rëndësishme për kontrollimin kushteve kronike, trajtimin e kushteve të përkohshme dhe shëndetin dhe mirëqenien e pacientëve, andaj edhe këtu duhet ekzistuar ura lidhëse mjek-farmacist, të cilët me këshillat e ofruara, çojnë në përmirësimin e kushteve shëndetësore të pacientëve.

• Merrni barnat tuaja në të njëjtën kohë çdo ditë.

Barnat që merrni çdo ditë për të menaxhuar një gjendje ose për të trajtuar një problem kronik, janë më efektive kur merren në të njëjtën kohë çdo ditë, gjë që gjithashtu ju ndihmon të mbani mend më lehtë kohën e marrjes së tyre.

Te barnat që ulin shtypjen e gjakut, koha e marrjes së tyre varet nga lloji i barit. Në përgjithësi, diuretikë duhet të mirren në mëngjes dhe pjesa tjetër e barnave para gjumit.
Nëse merrni disa lloje të barnave për uljen e shtypjes së gjakut, merrni disa në mëngjes (barnat me diuretikë) e disa para gjumit.

• Pyesni përherë farmacistin tuaj nëse barnat që merrni duhet të mirren në stomak bosh, siç ndodhë me barnat e tiroides të cilat mund të ndërveprojnë me barnat tjera, kështu që gjithmonë i merrni ato me stomak bosh pa prezencën e barnave tjera.
Barna që mirren gjatë ushqimit si Metformina, apo menjëherë pas ushqimit.
Pastaj, marrja e barnave në mbrëmje pas ushqimit, siq janë statinet (barnat që ulin yndyrën në gjak) të cilat janë më efektive nëse mirren para gjumit.

• Përdorni dozatorë të barnave, ndihmoni personat e moshuar rreth mbushjes së tyre, pastaj ndihmoni gjatë marrjes së tyre, pasiqë mund të kenë disa lloje barnash që mirren në të njejtën kohë, dozatorët javorë janë më të mirët, pastaj janë të ndarë në doza mëngjesi, dreke dhe darke.

Farmacisti duhet të përshkruajnë sa më qartë barnat në paketim, më e mira është vendosja e një letre ngjitëse sipër paketimit dhe në atë pjesë të përshkruhen barnat në mënyrë të qartë, sipas recetës.

• Ruajini barnat konform temperaturës që shkruan në paketim, në mënyrë që të mos vie deri te denatyrimi i tyre gjatë ruajtjes në kushte të papërshtatshme.

• Shkruajini datat e hapjes së tyre (sidomos të formave farmaceutike të lëngëta), këshillohuni me farmacistin për kohën e qëndrueshmërisë së barit të caktuar pas hapjes.

• Mos i ndani barnat me anëtarët tjerë të familjes, qofshin edhe me simptoma të njejta, ngaqë shumë sëmundje të ndryshme mund të kenë simptoma të njejta, këso forme rrezikoni të tjerët.

• Mos i propozoni barnat që merrni për vete ose fëmijët tuaj dikujt tjetër, ngaqë këso forme mund të vie deri te dëmtimi i shëndetit të tjetrit (fatkeqësisht siq bëjnë shumë nëna në disa grupe minore në rrjetet sociale, duke u munduar të luajnë rolin e mjekut dhe farmacistit).

• Shikoni përiudhën kohore të marrjes së antibiotikëve, sasitë e mbetura mos i përdorni asnjëherë për të mjekuar një gjendje të njejtë pa përshkrimin e mjekut.

• Asnjëherë mos hezitoni të pyesni disaherë mjekun apo farmacistin për çdo gjë që ju intereson rreth barnave, për çdo paqartësi, detyra jonë është të jemi afër pacientëve në çdo kohë, këso forme vie deri te mirëqenia juaj e plotë dhe ruajtja e shëndetit tuaj, andaj jini të hapur dhe asnjëherë mos u ndini keq të kërkoni qartësim rreth barnave që përdorni.

Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi, Farmaciste

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...