Kërkohet me urgjencë plazma e gjakut për aktorin Luan Jaha

Kosova

Aktori, Luan Jaha është në gjendje jo të mirë shëndetësore, e për të cilin po kërkohet plazma e gjakut nga ata të cilën janë shëruar nga koronavirus.



Kështu ka bërë ditur, avokati Arianit Koci, i cili ka shkruar se sigurimi i plazmës së gjakut është me urgjencë.
Shkrimi i tij:
Pershendetje të gjithëve,
E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për aktorin Luan Jaha.
Personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv – mund të më shkruajnë në msg.
Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa.
P.s.
Sipas nevojës, mund ta jap vet gjak – si kompenzim – aq sa ma lejojnë mjekët.
Grupin e gjakut e kam 0 pozitiv, dhe Covid 19 e kam kaluar para 5 muajve.