Ballina Lajme Bota Kaosi në SHBA/ Barack Obama dhe George W Bush shpërthejnë ndaj Trump:...

Kaosi në SHBA/ Barack Obama dhe George W Bush shpërthejnë ndaj Trump: Turpërove kombin tonë!


Ish-presidentët e SHBA-ve, Barack Obama dhe George W Bush kanë shpërthyer ndaj presidentit Donald Trump pasi protestuesit sulmuan Kongresin e SHBA-së. “Ky është moment turpi për Amerikën.”, thanë ata. reagimet erdhën pasi qindra mbështetës pro-Trump hynë me forcë në Capitol Hill, në një përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje, duke detyruar Kongresin të shtynte një seancë që do të vërtetonte fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Obama tha se historia do ta kujtojë kaosin “si një moment çnderimi dhe turpi të madh për kombin” pasi ai akuzoi Trump për nxitjen e dhunës.

Edhe ish-presidenti republikan, George W Bush shprehu shqetësimin e tij pas ngjarjeve në Kongresin e SHBA.
“Kështu diskutohen rezultatet e zgjedhjeve në një republikë banane, jo në republikën tonë demokratike. Unë jam i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa udhëheqësve politikë që nga zgjedhjet.”,- tha Bush./K.C/dritare.net

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ende asnjë ankesë në PZAP nga partitë politike për moscertifikimin e listave zgjedhore

Zhvillimet e ditës së djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë qenë mjaft dramatike dhe të tensionuara e në fund disa parti...

FOTO/ Protesta në Rusi kundër arrestimit të liderit opozitar, dhjetëra të arrestuar. Gazetari: Policia ndaloi dhe një 12-vjeçar

Protesta të mëdha janë zhvilluar këtë të shtunë në të gjithë Rusinë kundër Kremlinit, në mbështetje të opozitarit dhe kritikut më të...

Gjendet i mbytur në liqen 23-vjeçari, ja çfarë po dyshon Policia

Një 23-vjeçar është gjetur sot i mbytur në liqenin e Ulëzës. Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi se...

Është analisti më i njohur kosovar, a mund t’ia qëlloni për kë bëhet fjalë?

Sot është ndër analistët më të njohur në vend.Është prezent thuajse çdo natë në një nga televizionet me analizat e tij për...