Joan Laporta paralajmëron vendime të mëdha, mund të shkarkohet trajneri Koeman

Bota Sport

Joan Laporta është zotuar të bëjë ndryshime të mëdha në Barcelonë pasi sezoni 2020/21 të ketë marrë fund.

Presioni ka qenë në rritje mbi Ronald Koeman me kolapsin e fundit të katalanasve në garën për titull LaLiga Santander, dhe holandezi mund ta gjejë veten pa punë në fund të këtij sezoni, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë thashë që do të vlerësoja në fund të sezonit në varësi të rezultateve dhe shfaqjeve,” tha Laporta.

“Ne fituam Copa del Rey, dhe jemi krenarë për këtë, por ishim eliminuar herët nga Champions League dhe LaLiga [Santander] humbi në mënyrë të pakuptueshme.

“Nga këndvështrimi im, ju do të shihni se duhet të merren shumë vendime, duke filluar javën e ardhshme. Ne do t’i  kumtojmë ato atëherë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të kemi një ekip konkurrues në Champions League dhe brenda vendit .

“Kur them se ky është fundi i një cikli, është sepse kjo është ajo që unë mendoj se është e nevojshme.”

Laporta do të takohet me Ronald Koeman pasi të jetë luajtur ndeshja e fundit e sezonit, dhe pastaj ai do të fillojë të marrë vendime në lidhje me drejtimin që dëshiron ta marrë klubin përpara fushatës 2021/22.

/GazetaBlic Sport