Jo vetëm Spitali i Fierit, Rama zbulon marrëveshjen me Erdogan për Gjirokastrën

Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, gjatë një interviste të dhënë sot nga qyteti i Gjirokastrës, ka zbuluar një tjetër marrëveshje me qeverinë e Turqisë, për investime në vendin tonë.
Mësohet se përveç spitalit Rajonal që po ndërtohet në Fier nga qeveria e drejtuar nga Recep Tayip Erdogan, Rama tha se ka nënshkruar marrëveshje për një investim të konsiderueshëm në Gjirokastër.
“Me qeverinë turke kemi bërë një marrëveshje për të bërë një investim të konsiderueshëm në një tjetër zonë të Gjirokastrës, me një tjetër grup të konsiderueshëm shtëpisë, për të mos lënë që vlerat arkitektonike të mos degradojnë”, tha Rama.