Jetoi për 32 vite i vetmuar në ishull, të moshuarin e detyrojnë të largohet

Bota

Për më shumë se 32 vjet, ka qenë banori i vetëm i një ishulli përrallor në Detin Mesdhe. Megjithatë ai tani duhet të largohet nga aty pasi akuzohet se ka kryer disa ndryshime të paligjshme në kasollen e tij, një ish-stacion radioje që daton që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Unë do të largohem duke shpresuar se në të ardhmen Budelli do të mbrohet siç e kam mbrojtur për 32 vjet,” shkroi ai në Facebook.
Morandi tha për gazetën “The Guardian” se ai do të transferohej në një banesë të vogël në ishullin e afërt të La Maddalena: “Jeta ime nuk do të ndryshojë shumë, unë do të shoh akoma detin.”
Morandi, një ish-mësues, mbërriti rastësisht në ishullin Budelli, në brigjet e Sardenjës, ndërsa u përpoq të lundronte nga Italia në Polinezia, 31 vjet më parë.
Ai ra në dashuri me ujërat e kristalta të ishullit, rërën e pastër, perëndimin magjepsës të diellit dhe vendosi të qëndrojë aty. Menjëherë pasi zbarkoi më 1989, Morandi zbuloi që kujdestari i ishullit po dilte në pension. Varka e shkatërruar e Morandit ishte pasqyrim i gjendjes së tij fizike, mendore dhe
emocionale në atë kohë. Kështu që vendosi të ndryshojë jetën dhe të pranojë postin e punës.
Ishulli Budelli, një copë e vogël toke mes Sardenjës dhe Korsikës, është një nga më të bukurit e 7 ishujve që formojnë Parkun Kombëtar të Arkipelagut Madalena. Vetëm pak turistë shkojnë e vijnë në zona të caktuara të ishullit Budelli, kështu që në pjesën më të madhe të vitit, Morandi jeton vetëm.
I vetëm në ishull, Morandi e kalonte ditën duke admiruar detin, duke thithur ajrin e pastër, duke mbledhur dru, duke gatuar dhe duke postuar në Instagram!/ a2