Ballina Lajme Jeni për keqardhje kur i përvetësoni edhe donacionet e Halil Kastratit/PVD reagim...

Jeni për keqardhje kur i përvetësoni edhe donacionet e Halil Kastratit/PVD reagim ndaj zyrtarit të APN

Kryetari i Degës së APN-së, Veli Mustafa paska reaguar sot ndaj PVD-së për “mohim e tentativës progresive të qeverisjes së APN-së si dështim e keqmenaxhim“ dhe paska numëruar „sukseset“ e shumta që ky pushtet i paska sjell qytetarit të komunës së Preshevës.

Kur i lexon këto „suksese“ dikush që jetonë larg Preshevës do të na kishte lakmi, por për qytetarët e komunës tonë këto gënjeshtra janë neveritëse, andaj shtrohet pyetje se kënd mundohen ta mashtrojnë? Qytetari i Preshevës nuk mashtrohet dy herë, për këtë do të bindeni së shpejti në zgjedhjet e radhës.

„Prej marres dhe rrenës askush s’ka vdek“ andaj në mungesë të marres ju edhe aksionin e „Jetimave të Ballkanit“ të Halil Kastratit e prezentoni si suksesin tuaj.

Kryetari i Degës së APN-së, i vetëdishëm për dështimin dhe mashtrimin e skajshëm të qeverisjes së tyre, paska numëruar „sukseset“ e shumta.

Ti analizojmë më poshtë disa nga ato:
-Ndër të tjera si sukses kanë numëruar edhe sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të Luginës! Ani pse „i vogël e i madh“ e di se kjo e arritur e jashtëzakonshme është kryekëput meritë e Këshillit Kombëtar Shqiptar i udhëhequr nga kuadri i PVD-së, Ragmi Mustafa.

-Krekosja e radhës e nënkryetarit të APN-së –investimet e shumta në shëndetësi,
Kushtet në Shtëpinë e shëndetit janë katastrofale e pacientët tanë as trajtimin më të thjeshtë nuk e marrin dot pa i blerë në barnatore medikamentet e nevojshme sepse ju nuk i keni siguruar. Gjithashtu edhe lejimin e punësimeve nga Qeveria në Shtëpi të shëndetit e përvetsojnë për vete

-Edhe investimin e Qeverisë në shkolla e paraqesin si investim të komunës, madje projektin për renovimin e shkollave e keni gjetur të gatshëm nga ish Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani

-Dekalrojnë pa u skuqur fare se kanë kthy Gjykatën në Preshevë! Gënjeshtër…
Gjykata nuk është kthyer, e as iniciativa e rrezikshme e „Sudski dani“ që e paralajmëruat se do ta sjellni një ditë të diel të janarit fatmirësisht nuk është realizuar sepse po të realizohej Qeveria e Serbisë do të siguronte alibi se gjoja u zgjidh problematika e gjykatës

  • Sigurimi i kuotave për specializimet e mjekëve Preshevarë- Gënjeshtër…
    Eshtë meritë e ministrit të shëndetësis së Kosovës, Armend Zemaj por që të dështuarit mundohen ta përvetsojnë

-Sigurimi i vendeve të punës në kohë të pacaktuar në Administratën komunale dhe në institucionet ku themeluese është Komuna e Preshevës-
Po keni punësuar kryesisht familjarët tuaj dhe rrethin tuaj të ngushtë. Keni anashkaluar edhe anëtarët e thjeshtë të partisë tuaj të cilët çdo ditë po largohen nga „anija“ juaj që po fundoset

-Fondi kombëtar i solidaritetit- Gënjeshtër…
Megithë se ende nuk është krijuar por është premtim i dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë se do ta krijojnë, këta pa fije turpi edhe këtë iniciativë e paraqesin sikur se ky fond egziston dhe sikur të ishte merita e tyre

-Ndërtimi i parqeve-
Para se të krekoseni, tregoni qytetarëve pse nuk e rregulluat parkun te „Ceshma e Limon Agës“? Paratë nga Qeveria e Kosovës për këtë park ju janë derdhur në xhirollogarinë e komunës, ku mbetën, mos vallë edhe këto mjete i keni shpenzuar në dreka e darka në restorantet tuaja (a po ju kujtohen fatura 7200 euro darka e dreka të kryetarit Arifi vetëm për dy javë)? Apo i keni shpenzuar edhe këto mjete në Hotel „Plaza“ nëpër sauna (a po ju kujtohet fatura e majme e kryetarit Arifi për qëndrim në këtë hotel super luksoz 186.029 dinarë me paratë e qytetarëve)?

-Ndërrimi i gypave të azbestit-
Gënjeshtër…Qytetarët e Preshevës ende pinë ujë nga gypat e azbestit

-Unifikimi i faktorit politik shqiptar për pjesmarrje në një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të shqiptarëve të luginës së Preshevës- Gënjeshtër….
Faktorin politik shqiptar e unifikoi Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj. Ju nuk njiheni për unifikim, qytetarët ju njohin si instaluesit e përçarjeve që kurr Presheva nuk i ka parë. Se sa jeni ju unifikues tregon fakti se koalicioni me PVD-në nuk ju funksionoi, nuk ju funksionoi as me LR-në, me PDSH-në në vazhdimësi jeni në konfrontim, e tani edhe nga partia juaj po ju largohen shumë aktivist e themelues që kanë dinjitet, bile edhe po formojnë subjekte tjera politike

-Vendimi për financimin e KNSH- Gënjeshtër…
Me gjith se keni obligim ligjor të ndani mjete për KNSH-në, ju keni ndarë vetëm 1 milion dinarë dhe as këtë shumë nuk e keni realizuar në tërësi. Sa për ilustrim, komuna e Bujanocit çdo vit ndan nga 6 milion dinarë për KNSH-në. Ju sikur se pushteti i SNS-sit në Medvegjë, për inate politike nuk ndani një zyre për këtë institucion të rëndësishëm për shqiptarët.

-Përfshirja e komunës së Preshevës në Iniciativën e Rrethit të Pçinjës për menaxhimin e mbeturinave në kuadër të Qeverisë së Serbisë dhe Bankës gjermane KFV, për nevoja të ndërtimit të Transferstacionit në Preshevë-Gënjeshtër…
Ky është edhe një premtim i juaji i parealizuar sepse mbeturinat sot e kësaj dite janë aty ku kanë qenë

-Ndriçimi i kryqëzimit në Korridorin 10- Gënjeshtër….
Cdo kryqëzim në Korridore në autostrada ndriçohet nga kompetenët e shtetit. Ju nuk e keni ndriçuar por „Putevi Srbije“ mos u mundoni ti përvetsoni punët e të tjerëve

-Ndihma financiare gjatë pandemisë-
E vërtetë, por këtë ndihmë e dha Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, jo ju

-Lobimi për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan-
Ju nuk keni premtuar lobim por keni premtuar se do ta hapni kufirin edhe pse është dashtë ta dini se pushtetet lokale nuk hapin kufij. Por ju keni gënjyer dhe mashtruar qytetarët. Kur jemi te kufiri, do ishte mirë të na tregoni se a do të kandodon kryetari juaj përsëri në zgjedhje? Po ja përkujtojmë se ai ka premtuar se „po nuk e hapa kufirin kurrë me politikë nuk mirem dhe jap dorëheqje“! Po ju informojmë se kufiri nuk është hapur, në vend se të hapet janë vendosur tela me gjemba në lartësi 10 metra dhe gjërësi 12 metra.

-Sigurimi i donacionit për ndërtimin e 50 shtëpive për nevojtarët nga Fondacioni ” Jetimat e Ballkanit” –
E pse ju ta cekni si suksestuajin punën e Halil Kastratit? Sot edhe Izraeli ka njohur pavarësinë e Kosovë, pse nuk e shkruat edhe këtë si sukses tuajin? Merrni meritat edhe për zbulimin e vaksinës anti korona, pse jo?

-Sigurimi i donacioneve për inventar shkollorë dhe mobilim të administratës në sh. F. Ibrahim Kelmendi në Preshevë-
Donacionet e mërgatës sonë është marre të i paraqitni si suksese tuaja

-Sigurimi i donacionit të barit sintetik për fushën e stadiumit të qytetit-
Donacionin nuk e keni sigurur ju,, ate e ka dhuruar një mërgimtar i yni. Ju nuk ishit të aftë as ta shtroni barin por e keni hedhur me një qoshe dhe tani më vështirë se mundet të përdoret

-Sigurimi i donacionit per Autopompën zjarrëfikëse –
Nuk është meritë e juaja, është donacion i mërgimtarëve tanë

-Donacion nga Fondacioni ” Xhamadani” gjatë pandemisë –
E vërtetë, është donacion i Fondacionit “Xhamadani” jo i juaji

Për fund, megjithë se jemi oponent politikë, besoni se nuk ndihemi mirë kur ju me gënjeshtrat tuaja dilni qesharak. Ne ju kuptojmë se keni dështuar plotësisht dhe e keni të pamundur të asyetoni këtë dështim, por nuk ju kuptojmë dot që krenoheni me kontributin e Halil Kastratit, Gent Cakajt, KNSH-së e mërgimtarëve tanë. Besoni, po na dhimbeni e mos qofshim kurrë në lëkurën tuaj!Jeni për keqardhje

Shtabi zgjedhor i Partisë për Veprim Demokratik
Preshevë, 1.02.2021

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Në këtë ditë, para nëntë vitesh Messi u bë lojtari i parë që shënoi pesë gola në një ndeshje në Ligën e Kampionëve

Një Lionel Messi i pandalshëm bëri historinë duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënoi pesë gola në një lojë të...

Vuçiqi në presion, thotë se është në pozitë të pashpresë sepse po i kërkohet ta njoh pavarësinë e Kosovës

***Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia është në një situatë shumë të vështirë në lidhje me Kosovën, dhe shtoi se...

Ndjehen lëkundje tërmeti në pjesën perëndimore të Maqedonisë

Tërmet me intensitet me magnitudë tre sipas shkallës së Rihterit është ndjerë mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:43 në rajonin e Dibrës,...

Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”

Imazhi i asaj që duket si një anije fluturuese është rezultat i një iluzioni të rrallë optik në brigjet e Anglisë.David Morris...