Ballina Lajme Kosova Jashari kundër ndryshimit të Kushtetutës: Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të...

Jashari kundër ndryshimit të Kushtetutës: Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas deklaratës së emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak i cili ditë më parë tha se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën e saj, në mënyrë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të formohet.

Jashari në reagimin e tij, e ka kundërshtuar me çdo kusht ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa ka thënë se Kosova vazhdimisht ka bërë kompromise të dhimbshme.

“Në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim nuk duhet dhe nuk mund të ndryshohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në emër të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë. Shteti ynë ka bërë vazhdimisht kompromise të dhimbshme në emër të arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, duke përfshirë diskriminimin pozitiv të pakicës serbe në Kosovë dhe votimin e dyfishtë për çështje substanciale si pjesë e kushtetutës sonë”, ka thënë Jashari.

Siç ka thënë ai, ndryshimin e Kushtetutës duhet ta bëjë Serbia nga e cila ka kërkuar përgjegjësi për të pagjeturit, viktimat e luftës, gjenocidin mbi popullatën e pafajshme dhe dëmet materiale të shkaktuara në luftën e fundit në Kosovë.

Jashari vlerëson se të vetmin ndryshim që duhet të bëhet në Kushtetutën e Kosovës është për të hequr votimin e dyfishtë që sipas tij pengon zhvillimin e vendit.

“Kushtetuta e shtetit tonë duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit dhe i cili pengon të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit tonë. Udhëheqësit tonë shtetërorë duhet t’ia bëjnë me dije faktorit ndërkombëtar që shteti ynë nuk ka për të bërë më kompromise dhe se jemi shteti më i avancuar në Ballkan sa i përket respektimit të të drejtave të pakicave”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ai ka bërë thirrjse se është koha e fundit që spektri politik në vend të jenë të bashkuar dhe të unifikuar të mbrojtur vendin nga çdo tendencë që mund të vijë për ta futur atë në negociata e kompromise të dhimbshme.

“Çdo veprim i sotëm i udhëheqësve tanë duhet të jetë konform Kushtetutës dhe duke mos prekur në asnjë mënyrë shtetësinë, sovranitetin dhe territorialitetin e shtetit tonë”, ka shkruar kryetari i Skenderajt.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Lavrov anulon vizitën në Ballkan

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, pasi ka qenë në kontakt me një person të...

Luftoi me fraktura në këmbë ndaj Gaethje, Khabib tregon “provat”

Zbulohen detaje të reja të duelit të fundit të Khabib Nurmagomedov në UFC. Ndërsa ditët kalojnë, rritet miti i luftëtarit nga Dagestani,...

PDSH në Preshevë shpall zgjedhjet e brendshme në të gjitha nivelet e Partisë

NJOFTIMKëshilli qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, në mbledhjen e mbajtur më 11.10.2020, ka sjell vendim për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme në...

Diaspora vazhdon ta mbajë gjall Kosovën, për tetë muaj solli mbi 606 milionë euro

Situata e me pandeminë COVID-19, bëri që diaspora të mos mund të vijë këtë vit në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj, ata dërguan...