Januzaj arriti ta fitojë dashurinë e tifozëve dhe një vend në formacionin e parë

Sport

Përkundër që tani është duke luajtur për Real Sociedad dhe ka kohë të gjatë që kur është larguar nga Old Traffordi, Adnan Januzaj ka bërë të ditur se ende e mban në zemër ish-klubin e tij.

Adnan Januzaj iu bashkua Djajve të Kuq në vitin 2011, ndërsa kaloi te ekipi i parë në vitin 2013. Ai ishte në stol për ndeshjen e fundit të Sir Alex Fergusonit para pensionimit, ndërsa debutoi kur David Moyes e mori drejtimin e skuadrës.

Nën Moyes, Januzaj arriti ta fitojë dashurinë e tifozëve dhe një vend në formacionin e parë, megjithatë kur erdhi Louis Van Gaal ai luajti më pak dhe pasi kaloi në Dortmund dhe Sunderland në huazim, u transferua përfundimisht në Real Sociedad.

E përkundër që ka tre vjet që është shitur përfundimisht nga Manchester Unitedit, Januzaj vazhdon ta mbajë në zemër ish-klubin e tij.

“Manchester Unitedi është ekipi im i dytë, pas Real Sociedadit”, e pranoi Januzaj, në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle AS.

Kur u pyet për lojtarin më të mirë në botë, Januzaj e zbuloi edhe dashurinë e tij për njërin ndër ish-bashkëlojtarët e vet.

“Për mua, lojtari më i mirë është Cristiano Ronaldo, por i preferuari im është Paul Pogba sepse unë jam rritur duke luajtur me të”, shtoi Januzaj.