Ja pse duhet t’i lani gotat me oriz dhe uthull!

Sociale

Pastrimi i enëve të qelqit nuk është aq i lehtë. Edhe pse i lajmë shumë, ndonjëherë ato na dalin prapë me njolla. Dhe shumica prej tyre kanë cepa dhe gryka të ngushta, aq sa mezi mund të depërtosh brenda për t’i larë, si për shembull shishet e qelqit. Por nëse ndiqni këtë këshillë enët e qelqit do të duken si të reja!

Çfarë ju duhet? Shumë e thjeshtë pak oriz dhe uthull.

Përzini pak ujë me disa pika sapuni, shtoni një lugë çaji uthull dhe një filxhan oriz të pagatuar. Po pra, oriz! Hidheni orizin, sapunin dhe uthullën në gotë, shishe ose vazo dhe mbusheni plot me ujë. Vërini kapakun qelqurinave që kanë ose zëreni grykën me dorë dhe tundeni mirë. Orizi pastron çdo njollë nga gota. Përsëriteni nëse është e nevojshme. Shpëlajeni gotën dhe lëreni të thahet./K.C/dritare.net