Ja arsyet e vërteta pse Zinedine Zidane u largua nga Real Madrid

Bota Sport

Trajneri Zinedine Zidane, u largua nga Real Madrid për herën e tretë radhazi në karrierë dhe për herë të dy si trajner. Hera e parë ishte në vitin 2018, ndërsa tani pas tri viteve, u largua sërish para ‘lindjes’ së një projekti të ri.
Reali është përgatitur për këtë skenar që disa javë dhe janë duke punuar për të zëvendësuar personin që iu ka sjell ka shumë suksese në vitet e fundit.
Ka pasur dyshime për të ardhmen e teknikut francez që nga marsi, me kontratën që i skadon në vitin 2022, por asnjëherë nuk ka pranuar të flas për të ardhmen.
Ambiciet e tij kanë qenë të punojë ditë pas ditë, ndeshje pas ndeshje dhe duke marrë parasysh çfarë edicioni i vështirë ka qenë me lëndimet e shpeshta të lojtarëve, Zidane ka qenë personi që është ballafaquar gjithmonë me mediat.
Skuadra duhej të rilindte, por Zidane nuk ia doli të rikthente energjinë e lojtarëve me të cilët fitoi La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve.
Arsyet e dorëheqjes së Zidane janë zbuluar nga gazetari i ESPN Rodrigo Faez, i cili siguroi që ish-trajneri i Real Madrid u lodh nga premtimet e parealizuara nga bordi i drejtuar nga Florentino Perez.
Zidane largohet nga pozicioni i trajnerit të Real Madrid për disa arsye: E para, sepse kur mbërriti atij iu premtuan disa gjëra në një nivel sportiv që nuk u përmbushen.
Ai iu premtua se do ja largonin Gareth Bale dhe ai qëndroi për dy vjet. Zidane kërkoi një zëvendësim për Casemiro dhe ai nuk arriti.
Ai kërkoi një sulmues dhe nuk iu soll asnjë përforcim, ai duroi një sezon pa përforcime, sezoni i parë në 40 vjet që Real Madridi nuk ka nënshkruar asnjë lojtar.
Për këtë arsye, Zidane u ndje se duhet një ‘zë’ i ri që të lidhet me skuadrën, t’iu shërbej mirë, andaj edhe vendosi të largohet. Ai ka deklaruar kohe më parë në media se Real Madridi do te jetë një ekip edhe më i mirë pa mua.
Raul Gonzalez, Antonio Conte dhe Joachim Low shihen si pasuesit e mundshëm.