Ballina Lajme Bota Ivica Daçiq në krye të legjislativit të Serbisë

Ivica Daçiq në krye të legjislativit të Serbisë




October 23, 2020 admin
Deputetët e Parlamentit të Serbisë në seancën konstituive kanë zgjedhur Ivica Daçiqin kryetar të Parlamentit.

Deputetët kanë zgjedhur edhe nënkryetari, sekretarin e përgjithshëm dhe anëtarët e trupit punues, shkruan edicioni në gjuhën serbe i Radios Evropa e Lirë.

Në seancën e kaluar të parlamentit janë verifikuar mandatet e deputetëve.

Ivica Daçiq i cili ka qenë ministër i Punëve të Jashtme deri tani, ka thënë se posti i kryetarit të Kuvendit të Serbisë të cilën ai e mban, sipas Kushtetutës, është pozicioni më i lartë që ai ka mbajturdhe që vetëm “injorantët politikë ose dikush i lig” mund të pretendonte ndryshe duke hedhur poshtë disa pretendime se ai ishte degraduar

“Unë nuk jam politikan i ri, nëse do të më bënte për pozita do t’i kisha kaluar të gjitha ato. Kjo është rikthim në shtëpinë time. Unë kam qenë anëtar i parlamentit që nga viti 1992”, ka thënë Daçiqi Tv Pink.

Ivica Daçiq nuk u përkrah nga partia e Uglaninit nga Novi Pazari e as nga deputët shqiptarë ndërsa mos votimi e tyre e ka quajtur të parëndësishëm dhe se argumentimi i tyre nuk përkon me realitetin duke shtuar se ai ishte përkrahur kur ka qenë kryeministër i Serbisë.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.