Italia ndalon përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Lajme Shëndetësia

Stefano Paterno, oficer marine 43-vjeçar dhe Davide Villa, një polic 50-vjeçar janë dy viktimat në rajonin e Siçilisë. Dyshohet se Paterno vdiq nga një sulm në zemër një ditë pas vaksinimit. Ndërkohë polici Villa ndërroi jetë në fundjavë 12 ditë pas vaksinimit.

Gazetat lokale thonë se ai u sëmur brenda 24 orëve pas vaksinimit dhe mjekët kishin diagnostikuar një trombozë të venës së thellë, e cila më vonë rezultoi në një hemorragji të trurit. Kjo masë e marrë nga Italia erdhi disa orë më vonë pasi Danimarka dhe Norvegjia njoftuan se po pezullonin përkohësisht përdorimin e vaksinave të AstraZeneca pas raporteve të formimit të mpiksjes së gjakut tek disa persona që janë vaksinuar, raporton Top Channel.

Kujtojmë që para pak javëve Agjensia Europiane e Barnave, EMA e miratoi vaksinën AstraZeneca, madje edhe studimet e fundit treguan se kjo vaksinë mund të përdorej edhe për moshat mbi 65-vjeç