Ishuj misterioz pranë Dubait: Parajsa apokalipsi për të pasurit dhe të famshmit!

Bota

Mbështetës të teorive të konspiracionit pretendojnë në TikTok se një grup ishujsh misterioze pranë Dubait, janë zona të sigurta apokalipsi për të pasurit dhe të famshmit.

Arkipelagu në gjirin Persik i ngjason një harte botërore, dhe përdoruesit dyshues të platformës popullore të videove thonë se pikërisht planifikojnë milionerët të tërhiqen në rast se bota përballet me katastrofa të mëdha.

Ishujt artificial, të njohur zyrtarisht si World Islands, janë emërtuar në bazë të pjesëve të ndryshme të globit si Gjermani, Australia e disa shtete amerikane. Njëri mban mban emrin Michael Schumacher, në nder të ish-kampionit të “Formula Uno-s”, të cilit thuhet se iu dhurua pasi fitoi Grand Prix në 2006.

“Çfarë janë duke planifikuar këta”, pyesin disa përdorues të TikTok-ut pasi një prej tyre zbuloi hartën e ishujve dhe ua shpërndau edhe të tjerëve. Ka megjithatë edhe nga ana që përpiqen ta shohin më ftohtë të gjithë këtë çështje, e thonë se ishujt janë krijuar nga sundimtari i Dubait, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum si një lloj rezorte private dhe luksoze, ku mund të ndërtohen banesa e shtëpi pushimi./topchannel