Ballina Lajme Kosova Ish-avokati i Popullit: Nuk është e mundur ligjërisht të rrëzohen vendimet e...

Ish-avokati i Popullit: Nuk është e mundur ligjërisht të rrëzohen vendimet e Dhomave Speciale

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hilmi Jashari, ish-avokat i Popullit në Kosovë, foli rreth problematikës me mandatin e Gjykatës Speciale, që në opinionin e tij ishte një debat tashmë i mbyllur.

I pyetur nëse vendimet e Gjykatës Speciale mund të rrëzohen në një gjykatë tjetër, duke qenë se mandati i saj ka mbaruar, Jashari tregoi se diçka e tillë nuk është e mundur ligjërisht.

“Nuk mund të rrëzohet nga asnjë gjykatë tjetër, sepse vetë paneli i Gjykatës Kushtetuese i cili është krijuar për vendimet që nxjerrin Dhomat e Specializuara është brenda kësaj gjykate dhe përbëhet nga një panel gjyqtarësh ndërkombëtarë, prandaj dhe vendimi pritet të merret nga kjo Dhomë, kështu që edhe ligjërisht, për vlerësimin tim personal, tashmë është debat i përfunduar”, tha ish-avokati i Popullit në Kosovë.

Z. Jashari tregoi se qasja politike ka qenë më e theksuar sesa ajo akademike ose shkencore lidhur me stepje që ligjvënësit kosovarë kanë treguar përballë kësaj çështjeje.

“Në një fazë të mëhershme ne kemi provuar të mbledhim gjithë aktoret e drejtësisë në Kosovë që të nxirrnim një qëndrim akademik, juridik, shkencor mbi bazat e kësaj Gjykate dhe gjithashtu problemet që mund të ketë, mirëpo nuk patëm një dakordim ndërmjet këtyre institucioneve, çështja mbeti më tepër te opinioni publik ose dhe politik më tepër sesa ajo që do të duhej të ndodhte dhe që për mendimin tim duhet të ishte ekskluzivisht në një terren juridik”, tha Hilmi Jashari.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Osmani flet pas takimit me Lajçak: S’do të lejoj që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirsolav...

Sonte na presin këto ndeshje interesante në Angli, Itali e Gjermani, kemi edhe përballje shqiptarësh

Të martën (sot) do të luhet ndeshja e parë e xhiros së 27-të në Premierligë me ç’rast lideri Manchester City do të...

Haxhi në Arabinë Saudite. Vaksinimi, kusht

Arabia Saudite njoftoi se këtë vit, vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është kushti kryesor për haxh.Gazeta “Ukaz”, njoftoi se ministri i...

Osmani ia bën të qartë Lajçakut: Territori i Kosovës s’diskutohet në dialog!

U.d Presidentja, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, shkruan Indeksonline.Ajo tha se në...