Ballina Lajme Kosova IPK-ja kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policorë pas zjarrit në arkivin e...

IPK-ja kërkon suspendimin e tre zyrtarëve policorë pas zjarrit në arkivin e Policisë në Drenas



Inspektorati Policor i Kosovës ka kërkuar suspendimit e tre punonjësve të Policisë.
Ky vendim vjen si shkak i përfshirjes nga zjarri të arkivit të Stacionit Policor të Drenasit ditën e djeshme, ku dyshohet se punonjësit kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Për këtë kërkesë IPK-ja ka bërë të ditur përmes një komunikate për medie.

“Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre punonjësve të Policisë së Kosovës (dy zyrtarë policorë dhe një nga stafi civil i PK-së) lidhur me rastin e njëjtë.
Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore me dyshimin se ata kanë kryer veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, theksohet në komunikatë.
Përmes komunikatës, njoftohet se hetuesit në koordinim me prokurorinë kompetente do të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të rrethanave të këtij rasti.
Të hënën në Stacionin policor të Drenasit është raportuar se është përfshirë nga zjarri arkivi i këtij Stacioni. Nga ky incident nuk është raportuar për të lënduar. /Zëri

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

E rëndë/ Vdes minatori 49-vjeçar në Bulqizë, mbeti i bllokuar nëntokë (Emri)

Një minator ka ndërruar jetë sot në Bulqizë. Raportohet se ai u bllokua në thellësi të galerisë, duke mbetur në nëntokë.Viktima është...

Arrestime në disa komuna, Policia sekuestron çanta me para

Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan.Pas aksionit të sotëm...

Parlamenti Evropian miraton raportin për Kosovën: Pavarësia është e pakthyeshme

Me 50 vota për, dhjetë kundër dhe nëntë abstenime, Komisioni për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar raportin për Kosovën...

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” Preshevë

Konkurs pune në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë. Komuna e Preshevës - Shtëpia e Kulturës "Abdulla Krashnica" Preshevë...