Intervistë me Dr. Desaret Murati – CoronaVirusi dhe situata aktuale shëndetësore në Preshevë

Lugina

Cka janë Koronavirusët,a ka të prekur në komunën tonë?

Koronavirusët janë një grup i madh i virusëve të cilët mundë të shkaktojnë infeksione respiratore,nga ftohje e lehtë deri në Sindromë akute të rëndë respiratore.
Koronavirusët nuk janë gjë e re! Ata për herë të parë u izoluan në vitin 1960,nga mushkritë e disa shpezëve.
Rrjedh nga fjala Greke “Corona” që don të thotë kurorë,e kjo si rezultat i pamjes se kurorës që kanë virusët nën mikroskop.
Sa i përket transmetimit,rruges së përhapjes,koronavirusët njihen si Zoonoza,pra transmetimi nga kafshët tek njeriu.
Si filloi epidemia?
Shtami (Lloji) i ri,i të njëjtit virus u izolua ne Dhjetorë 2019 në Wuhan të Kinës,nga disa pacientë me pneumoni të panjohur,dhe u quajt SARS CO-vid 10
Modifikimi i këtij virusi nga një shtam në një tjetër,duhet të ketë ndodhur ose me anë të mutacionit gjenetik natyorë,ose ndërhyrje nga jashtë në gjenetikën e virusit,për qëllime të caktuara…!

Si transmetohet?

Transformimi i formës së re të koronavirusit SARS Co-vid 19.është i ngjashëm me atë të gripit pra me anë të spërklave të pështymës kur i infektuari teshtinë,apo kollë,apo kontakti fizik.

Cilat janë simptomat?

Koronavirusi mundë të shfaqë manifestime klinike si:Ethe,kollë,vështërsi në frymëmarrje,plogështi.Disa pacientë mundë të shfaqin simptomatologji të lehtë,dhe shpejt rikuperohen.Të tjerët mundë të shfaqin komplikacione fatale.

A mundë të ketë Koronavirus në Komunën tonë?

Bazuar në punën time klinike,gjatë mesit të muajit Janarë deri sot,afro 600 pacientë me simptomatologji të gripit kanë kërkuar ndihmë mjekësore vetëm tek unë.
Një pjesë e tyre kishin simptome shum të rënda të gripit.Një ka vdekur!
Në institucionin shëndetësorë në Komunën tonë,nuk egzistojnë laboratorë për izolimin e viruseve.Prandaj ne bëjmë mjekim simptomatologjikë.Duke u bazuar në simptomatologjinë e njejtë që kanë viruset respiratorë,nuk mundë të pohohet dhe as të mohohet prania e Koronavirusit në popullatën tonë,deri sa kjo të konfirmohet nga izolimi i virusëve nga personat me shenja të gripit.

Si bëhet parandalimi?

Të infektuarit me koronavirus,duhet të izolohen “Karantinë”.Për popullatën e shëndoshë,vlejnë rregullat e parandalimit te Gripit.
Vaksinë deri sot nuk ka.

Shkruan:Dr.Desaret Murati