Ballina Lajme Kosova Infektohet me koronavirus këshilltarja e Behgjet Pacollit

Infektohet me koronavirus këshilltarja e Behgjet Pacollit

Kësbhilltarja e Aleancës Kosova e Re, Rejhan Vuniqi, ka bërë të ditur se është infektuar me virusin COVID-19, teksa ka shpjeguar edhe simptomat. Vuniqi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se virusi po i shkakton dhimbje të mëdha.

“Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë. Përveq, që kurrë mos i largoni maskat nga fytura kur të jeni jashtë, dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni. Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh.”, ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj i plotë:

Të dashur miq!
Virusi COVID-19 mbërriu edhe tek unë, me një egërsi të papërshkrueshme, sa që edhe tani kur po shkruaj këtë postim, ndjej dhimbje të forta në gjithë trupin. Unë vetëm deshta të përqoj një mesazh tek të gjithë ju që ende nuk jeni prekur nga ky virus dhe keni fatin të jeni të shëndoshë. Përveq, që kurrë mos i largoni maskat nga fytura kur të jeni jashtë dezinfektoni duart sa herë që të keni kontakt me dikë dhe më e rëndësishmja, rrini sa më shumë në distancë me njerëzit që i takoni.

Njerëzit asimptomatik dhe ata që hezitojnë të bëjnë testin edhe pse kanë simptoma, janë rreziku më i madh.
Prandaj distanca fizike është shumë me rëndësi.
Në momentin që keni qoftë simptomën më të lehtë, bëjeni testin dhe nëse jeni pozitiv, izolohuni sepse vetëm në këtë mënyrë e izoloni edhe virusin dhe nuk e bartni tek të tjerët.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Boban Iliç u dorëzua në burg

Brenda afatit ligjor që Gjykata Themelore e Kumanovës e mori që i dënuari për shkeljen për vdekje të Almirit 4 vjeç, Boban...

Shkon në mbi 70 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 2.886 mostra të dyshuara me COVID-19

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...