Ballina Lajme Ilir Meta, tjetër sulm qeverisë: Situata me Covid ka dalë nga kontrolli,...

Ilir Meta, tjetër sulm qeverisë: Situata me Covid ka dalë nga kontrolli, vdekjet janë dyfishuar…



Meta: Taksat iu vilen vetëm bizneseve që nuk janë të lidhura me qeverinë
Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook, është shprehur se “në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në +111% për muajt nëntor-dhjetor”.

“Ky fakt tepër tronditës dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore.

Në kushtet kur numri i të prekurve po rritet çdo ditë me ritme tepër të larta shqetësuese, përsëris thirrjen drejtuar Qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, te publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit.

COVID-19 nuk po ndalet! Ndaloni menjëherë pagesat buxhetore për PPP-të! Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e shqiptarëve! Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët, jo për oligarkët”, shkruan Meta në rrjetin social.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Psikologët tregojnë 10 mënyra se si të krijoni miqësi me fëmijën tuaj

Ekzistojnë mënyra të mbështetura nga shkenca për t’i forcuar lidhjet dhe për të inkurajuar fëmijën tuaj të jetë i afërt me...

Osmani:Kjo fitore historike më së shumti e mbi të gjitha u takon qytetarëve

Kandidatja më e votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook i është drejtuar qytetarëve të Kosovës...

Tërmeti “shkund” Greqinë, lëkundjet ndjehen edhe në Prizren

Tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë para pak minutash pranë Larisas. Lëkundjet janë ndjerë dhe në Juglindje të vendit deri në kryeqytet.Në...

Rrëzohet një helikopter ushtarak turk, 11 dëshmorë dhe 2 të plagosur

Si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kanë rënë dëshmorë.