I njëjtë me trajtimet profesionale! Akulli bën mrekulli në lëkurën tuaj!

Shëndetësia

Trajtimet mujore të fytyrës janë të nevojshme për  një lëkurë të relaksuar, të hidratuar dhe të pastër. Ne dimë si ta zëvendësoni këtë trajtim me një përbërës të thjeshtë, por rezultatet do të jenë të njëjta. Duke e zhytur fytyrën tuaj në një tas me akull mund t’i siguroni vetes të njëjtat benefie me trajtimin profesional tek estetistja.



Përfitimet:
Largon qeskat dhe lodhjen e syve. Kjo është një rutinë perfekte mëngjesi. Akulli i ftohtë ju zgjon dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në fytyrë. Largon inflamacionin në fytyrë dhe redukton ënjtjen.

Lehtëson skuqjen, djegien e diellit ose lëkurën e irrituar nga akulli. Është gjithashtu një bazë shumë e mirë për fondotintën tuaj.
Mbyll poret duke parandaluar vajosjen e lëkurës dhe e tendos atë.



Është një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar rrudhat. Hidraton lëkurën dhe ruan elasticitetin e saj.
Largon lodhjen e shkaktuar nga puna ose pija e tepërt. Zhytja e fytyrës në akull në mëngjes fsheh pagjumësinë.
Përdorimi çdo ditë i tij e mban lëkurën të pastër dhe të freskët. I jep gjithashtu lëkurës një ton natyral rozë.
Si ta bëni:
Mbushni një tas me ujë të ftohtë.
Shtoni kuba akulli.
Zhysni fytyrën dhe mbajeni 10-30 sekonda.
Kapni flokët për të parandaluar lagien e tyre.