Ballina Sport I hap letrat Majlinda Kelmendi, tregon diçka të pazakontë

I hap letrat Majlinda Kelmendi, tregon diçka të pazakontë

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Majlinda Kelmendi, ka thënë se është e lumtur me statujën që ia kanë ngritur në Pejë, përderisa e ka pranuar se ajo statujë ishte planifikuar fillimisht të vendosej në Prishtinë, por nuk u vendos nw kryeqytet pasi që Federata e Xhudos nuk mori përgjigje nga Komuna e Prishtinës.

Kampiones së vetme Olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendit, iu përurua në Pejë, në fund të muajit shkurt, shtatorja e saj, e ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, falë sukseseve të saj në arenën globale në këtë sport.

Kjo statujë e xhudistes kosovare është ndërtuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ndërsa për lokacionin e saj ishte diskutuar shumë, pasi që trajneri Driton Kuka ishte ankuar pse Komuna e Prishtinës nuk i ka kthyer përgjigje për ta vendosur atë në kryeqytet.

Edhe Kelmendi e ka pranuar se kjo statujë ishte supozuar të ngrihej në Prishtinë, mirëpo ka thënë se ndoshta do t’i ndërtohet një në kryeqytet në të ardhmen.

“Sigurisht se unë do të isha shumë e lumtur nëse do ta kisha statujën edhe në Prishtinë. Në fillim ishte menduar që statuja të vendosej në Prishtinë, por përderisa Federata s’ka pasur përgjigje prej kryetarit të Prishtinës, atëherë është vendosur në Pejë”, ka thënë Kelmendi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Kur e kam parë se sa shumë janë gëzuar njerëzit në qytet, se sa shumë po e vizitojnë fëmijët në qytet, prapëseprapë jam ndier mirë. Nuk ka shumë problem për mua ku është vendosur statuja, me rëndësi është në Kosovë”.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...