I dehuri nga Gjilani bën për spital familjarët e tij

Kosova



Dje pas mesnate një person në Gjilan është arrestuar, pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjarët e tij.
Si pasojë e kësaj dy nga familjarët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. ‘Elena Gjika’, Gjilan, 10.02.2021-00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nën ndikim të alkoolit ka sulmuar familjaret e tij. Si pasojë dy nga familjarët kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri