Ballina Lajme Maqedonia Hutchison: Jemi krenarë që e kemi Maqedoninë e Veriut si aleate në...

Hutchison: Jemi krenarë që e kemi Maqedoninë e Veriut si aleate në NATO

Jemi krenarë që e kemi Maqedoninë e Veriut si një anëtar të plotfuqishëm të NATO-s. Populli i Maqedonisë së Veriut ka treguar guxim të madh në pranimin e këtij vendimi politik, deklaroi përfaqësuesja e përhershme e SHBA-së në NATO, ambasadorja Kay Bailey Hutchison.

“Ata kanë punuar plot 20 vjet për t’u bërë anëtarë i NATO-s dhe jemi shumë krenarë për t’i dëshiruar mirëseardhje”, deklaroi ajo sot në video brifingun për gazetarët.

Ajo shtoi se dera e NATO-s mbetet e hapur për vendet që kërkojnë demokraci, liri, liri të mediave, të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit.

“Këto janë vlerat thelbësore që anëtarët e NATO-s i posedojnë dhe janë zotuar t’i mbrojnë. Maqedonia e Veriut, erdhi në vigjilje të reformave të nevojshme, dhe ne jemi shumë krenarë ta quajmë atë një aleate”, tha Kay Bailey Hutchison.

Brifingu i Përfaqësueses së përhershëm të SHBA-së në NATO u mbajt në prag të takimit ministror të Aleancës ushtarake që do të zhvillohet nesër në Bruksel.

Në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në formatin e ministrave të jashtëm, do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë e Maqedonisë së Veriut në një takim të Aleancës si një anëtare e plotfuqishme e NATO-s./

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Erdoğan: Plani i veprimit për të drejtat e njeriut do të zbatohet brenda një periudhe 2-vjeçare

Erdoğan në lidhje me Planin e veprimit për të drejtat e njeriut: Është përgatitur për t'u zbatuar brenda një periudhe 2-vjeçare.Erdoğan: Plani...

KQZ ka një njoftim shumë të rëndësishëm

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot ka nisur numërimi i votave me postë.Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se...

Hallat dhe tezet i duan nipërit dhe mbesat njësoj si fëmijët e tyre

Tezet i trajtojnë nipërit e mbesat njësoj si fëmijët e tyre dhe nuk është e vështirë të futesh në një situatë të...

Osmani flet pas takimit me Lajçak: S’do të lejoj që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Me Serbinë të trajtohemi si shtete të barabarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për mediat pas takimit me të dërguarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirsolav...