Ballina Lajme HUMBJA E BESIMIT VIT PAS VITI TEK ZGJEDHJET DHE TË ZGJEDHURIT

HUMBJA E BESIMIT VIT PAS VITI TEK ZGJEDHJET DHE TË ZGJEDHURIT



Le ti marrim me radhë dhe me një gjuhë të thjeshtë lojën që kanë luajtur kryesisht partitë e mëdha për t’i nxjerr jasht loje fare votuesit.

Debati madh gjoja për “reformën zgjedhore” që 90% e qyterarëve nuk e dinë se çfar është “kodi zgjedhor” , apo sistemet “maxhoritar i pastër” “maxhoritar propocional” lista te hapura e lista të mbylluara. Qytetari e ka kuptuar që JA KANË HEQUR TË DREJTËN PËR TË ZGJEDHUR NJË DEPUTET që mbas 4 vitesh që nuk i ka mbajtur premtimet, do të ballafaqohet me votuesin dhe do ti thotë që “unë nuk do te votojë më ty”.

Në momentin që u vendos që deputetin e cakton Partia me listë nga Kryetari i Partisë, deputeti nuk mban me asnje përgjegjësi përballë votuesit, sepse ti ke votuar Partinë. Deputeti mjafton të jetë besnik dhe servil i kryetarit dhe çeshtja mbaron. Të gjitha të tjerat janë muhabete kot, – lojna fjalësh.

Sistemi i listave ku janë kryetarët që zgjedhin deputetët, ka dëmtuar më shumë PD sepse dihet pse PS është më e fituar me kte sistem.

Po ta shikoni me kujdes, edhe kandidatin për Kryetar Bashkie e zgjedh po Kryetari i Partise.
Edhe kur bëhet garë, gara, është krejt formale sepse fiton ai kandidat ku ndikon kryetari.

Prandaj kemi abuzime, vjedhje, dhunë policore papërgjegjshmëri etj, sepse njifet kryetari i madh si “zot”, sidomos kur është ne pushtet si kryeminisrër, por sidomos… kur eshte edhe palaço, s’ka me përgjegjësi ndaj votuesve. Votuesit fillojne tjua blihejnë voten me para, tjua manipulojnë voten atyre etj.

Kjo po ndodh edhe në Itali me te njejtin sistem listash. Edhe atje, e kanë qit jasht loje votuesin. Këto partiçkat e reja si PDR e Pollos, “libra” e Blush hajdutit, apo partia e Bojaxhiut, FRPD e Bamirit etj… dhe për të mbërritur te kjo partiçka e fundit e sorosianëve të vegjel “Nisma thurje” kanë rezultuar sa qesharake aq edhe të shitura.

Për këtë kemi rasrin e partisë “5 yjet”, të cilët e nisën me premtime të mëdha me atë komikun, palaço-komedianin Pepe Grilon. italianët i besuan se donin një ndryshim te vërtete, ndersa “5 yjet”, jane shndërruar sot në partia më e ndyrë dhe me e korruptuar në Itali.

Italianët janë zhgënjyer keq dhe kanë kuptuar që establishmenti i vjetër Andreoti, Craxi etj mbetën më të mirët per ndërtimin e shtetit dhe ekonomisë italiane.

Dritan Kanapari

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Shtatë të vdekur dhe 241 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Shtatë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke bërë që numri i viktimave që prej nisjes...

100 000 RUBLA RUSE PER ÇDO FAMILJE QË EMËRON FËMIJË ME EMRIN MUHAMMED.

Në Çeçeni ka filluar një fushatë interesante si kundërveprim ndaj sjelljes franceze ndaj figurës së PROFETIT MUHAMMED s.a.v.s.Fondacioni Ahmed Kadyrov (emëruar sipas...

Zemaj prezanton masat e reja anti-COVID: Kufizohet lëvizja për të moshuarit, gastronomia dhe qendrat tregtare mbyllen në orën 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se për ta ndalur hovin e infeksionit me COVID-19,...

Partitë politike para qytetarëve servojnë më shumë Nostalgji se sa Programe Zhvillimore

Është bërë trend brenda partive politike në Kosovë, por edhe në Shqipëri, që para qytetarëve të servohet një tip i nostalgjisë, që...