Ballina Lajme Kosova Hoti refuzon t’i përgjigjet Osmanit për “pezullimin” e fushatës

Hoti refuzon t’i përgjigjet Osmanit për “pezullimin” e fushatës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar sqarim nga Qeveria e Kosovës në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, ku në njërën prej pikave është edhe pezullimi i anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të sqarojë nëse në këtë plan zbatimi e ka futur edhe Kuvendin e Kosovës në mesin e institucioneve që obligohen të ndalin fushatën për anëtarësim pasi sipas saj, askush nga Qeveria nuk mund të detyrojë Kuvendin juridikisht ta bëjë një gjë të tillë.

E kam një pyetje, më shumë për sqarim. Para dy tri ditësh është miratuar në Qeverinë e Kosovës plani i zbatimit siç e quani ju marrëveshjen e Washingtonit për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë dhe pika e 15 e këtij plani të zbatimit thuhet se lëshohet qarkorja nga MPJ për të gjitha institucionet ku kërkohet të tërhiqen të gjitha aplikimet dhe për një periudhë një vjeçare Kosova nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Pas kësaj kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë fjalen, duke kërkuar nga Osmani të tregojë se kujt ja drejtoi pyetjen.

“Janë 40-50 deputetë, nuk e di kujt ju ke drejtuar me atë pyetje”, ka thënë Hoti.

Osmani e ka marrë sërish fjalën, duke ia kujtuar Hotit se është kryeministër dhe se pyetja ishte për Qeverinë.

“Dokumenti të cilin e lexova është dokument i Qeverisë së Kosovës, herën e fundit që kam kontrolluar ju jeni në ulësen e kryeministrit dhe kjo pyetje është për juve. Pyetja është a keni menduar që me këtë dokument ta obligoni edhe Kuvendin, natyrisht që s’mundeni juridikisht por nëse keni thënë ‘të gjitha institucionet’, është mirë që para këtij Kuvendi ta sqaroni pse keni përdorur një formulim të tillë”, ka qenë pyetja e Osmanit të cilën Hoti refuzoi t’i përgjigjej.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....