Hoti nënshkruan pako ekonomike për gratë që udhëheqin biznese, tregon shumën që iu është ndarë

Uncategorized



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, që po merr pjesë në konferencën ku pritet të nënshkruhet një marrëveshje për bizneset e vogla, tha se gratë gjatë qeverisjes së tij ndonëse kohë pandemie janë mbështetur.

Ai ka thënë se që nga fillimi i vitit 2020 kanë alokuar 2 milionë euro për bizneset që udhëhiqen nga gratë. 1 milion kanë derdhur për institucionet e arsimit parafillor, e të tjera për bizneset e tjera.

Hoti ka shtuar se janë dhënë mjetet edhe për 10 strehimore në Kosovë, duke bërë kështu që ato të futen si pjesë e planifikimeve të rregullta buxhetore.

Qëllimi i tyre siç tha Hoti ka qenë në fuqizimin e grave në ekonomi si edhe në eliminimin e tërësishëm të dhunës në familje.

“Ne kemi dhënë mjete për 10 strehimore, me qëllim që ato të bëjnë pjesë në planifikim e rregullt buxhetor. Kjo do të vazhdojë edhe më tej pavarësisht ndryshimeve që mund të ndodhin. Të fuqizojmë gratë në ekonomi, ta eliminojmë dhunën ndaj grave dhe në shoqëri.

Sivjet kemi punuar bukur shumë, kemi disenjuar atë që njihet masa 4. Ne sot nënshkruajmë disa nga aplikimet që janë bërë dhe pres që agjencia të shpallë publikisht përfituesit dhe të nënshkruhen kontratat me këta përfitues. Kemi vendosur një standard që duhet të vazhdohet më tej”, tha Hoti

Informatë e mirë siç ka thënë Hoti është se Kosova renditet ndër 15 vende bote, që kishte masa për sigurimin ekonomik të grave gjatë pandemisë.

“Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, Kosova është ndër 15 vende që kishte masa, për sigurimin ekonomik të grave, krahas shteteve më të fuqishme të botës”, nënvizoi Hoti.