Ballina Lajme Kosova Hoti ia premton 2 milionë euro komunitetit joshumicë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Hoti ia premton 2 milionë euro komunitetit joshumicë nga Pakoja e Rimëkëmbjes

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka mbajtur një takim me deputetët joshumicë në Kuvendin e Kosovës.

Nga aty Hoti i njoftoi deputetët për përfitimet që do t’i kenë nga Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike e që kapin vlerën e 2 milionë eurove.

“E kemi shpërndarë një shumë 1.7 milion euro në mbështetje për komunitetet joshumicë dhe kjo masë lidhet me tri objektiva. E para është sigurimi i nevojave të komunitetit. Ndihmë financiare në ndërmarrje të vogla, që kanë pasur ndikim nga pandemia dhe e treta është ndihmë për personat në nevojë, që ua ofrojnë atyre. Shuma që do të ofrojmë është 2 milionë euro për komunitetet joshumicë, pa bërë ndonjë dallim e që do të ndahen në bazë të kërkesave që do të vijnë për këto çështje”, tha Hoti.

Ai tha se deri në fund të këtij viti do të bëhet shpërndarja e kësaj pakoje, raporton EO-ja.

“Qëllimi i takimit është t’ju informojmë në detaje dhe për të kërkuar angazhimin tuaj në shpërndarjen e informacionit, në mënyrë t’i identifikojmë rastet që të aplikojnë për të përfituar në kuadër të kësaj shume që ne e ndajmë për komunitetet joshumicë. Do të angazhohemi në mënyrë që brenda këtij viti ta shpërndajmë gjithë këtë shumë”, tha ai.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Publikohet fotografi e rrallë e Adem Jasharit me shokët në shkollë

Ramadan Kaqkini është njëri ndër shokët dhe bashkëmoshatarët e Adem Jasharit. Shoqëria e tij me komandantin legjendar filloi në vitin 1972 atëherë...

Adem Jashari, simboli i pavarësisë së Kosovës

Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari dhe mysafirët e tyre, në...

Barku i fryrë dhe i fortë: Të gjitha shkaqet, simptomat dhe si ta parandaloni atë

Nuk është gjithmonë e lehtë të bësh një diagnozë nëse nuk shoqërohet me simptoma të tjera dhe ekziston një tendencë për ta...

14 komuna në zonë të kuqe në situatën me COVID-19

Gjithsej 14 komuna bëjnë pjesë në zonën e kuqe sipas kategorizimit të ri nga Ministria e Shëndetësisë.Nga sot e deri më 12...