Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj lidhur me çështjen e të pagjeturve janë shtrembëruar. Hoti u ka kërkuar falje atyre që janë ndier të lënduar, siç ka thënë ai, nga deklarata e shtrembëruar.
Deklaratat qe i ka dhënë Selmanaj janë duke u shtrembëruar nga personat e caktuar, nëse do të kishte një element më të vogël në bindje apo deklarata të cilit si zyrtar të shtetit që do të binte ndesh me parimet tona, unë i pari do t’u kërkoja falje dhe do të merrja menjëherë veprimet e duhura. Nëse dikush nga familjarët është ndier keq nga informatat e shtrembëruara edhe për atë u kërkoj falje, por e vërteta nuk qëndron ashtu siç po thuhet”, ka deklaruar ai.
Kryeministrit i është kërkuar ta shkarkojë Selmanajn nga pozita e zëvendëskryeministrit.
Hoti po ashtu ka shprehur angazhimin e kësaj Qeverie për temën e të pagjeturve.
“Besoj e keni analizuar edhe vetëm deklarimin e zëvendëskryeministrit në Kuvend. Nëse ka pasur përkushtim për zgjidhjen e çështjes së të pagjeturve najherë ka në këtë Qeveri, sepse nuk ka munguar angazhimi pos tash për shkak të angazhimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë.
Në procesin e dialogut në Bruksel tema e të pagjeturve është e para që diskutohet, edhe në informatat që i kam në Komisionin Parlamentar krejt këto tregojnë se sa e përkushtuar është kjo qeveri me çështjen e të pagjeturve”.