Historia e Bilbilit!

Uncategorized



Një bilbil jetonte në kopshtin e një shtëpie. Atë fillim dimri, ai nuk arriti të shtegtonte me tufën e tij, por u struk përsëri në shtëpizën e dashur për të. Në atë shtëpi, jetonte një djalosh i ri, i cili çdo mëngjes dilte dhe hante në ballkon një panine, duke lënë pas thërrimet. Bilbili fluturonte dhe i uritur hante dromcat e lëna duke menduar se djaloshi i linte për të. Dalë nga dalë, bilbili kishte krijuar dashuri për mikun i cili i siguronte ushqim në këtë kohë të vështirë. Kaloj pak kohë, dhe në qytet mbërriti një zonjushë shumë e bukur. Djaloshi sapo e pa ra kokë e këmbë në dashuri! Ai vendosi ti shprehte dashurin menjëherë. Dhe pa u zgjatur, shpalosi ndjenjat e zemrës njeriut më të rëndësishëm për të. Ama djaloshi nuk e dinte që: zonjusha na ishte e njohur sa për bukurinë aq edhe për tekat që kishte. Dhe në këmbim të dashurisë së tij, i kërkoj ti sillte trëndafilin më të bukur në botë! Djaloshi vrapoj në dyqan por nuk kishte trëndafila të asnjë lloji! Kërkoj në çdo kopësht dhe i kërkoj ndihmë çdo kopshtari të qytetit, por pa sukses! Ndërmori edhe një udhëtim të gjatë nëpër vendet që ai mendonte se mund të gjente trëndafilin që kërkonte, por më kot. Ishte dimër, dhe nuk ishte kohë trëndafilash! Djaloshi ishte në dëshpërim të tejskajshëm u ul në kopshtin e tij ku askush nuk do ta shikonte dhe filloj të qante me dëndesë për humbjen e dashurisë së tij! Bilbili që kishte parë dhe dëgjuar çdo gjë, nuk kishte harruar kurrë atë që djaloshi kishte bërë për të në kohë të vështira dhe vendosi ta ndihmonte. Ai, ju lut Zotit të zogjve që ta ndihmonte djaloshin! Zoti i Zogjve ju përgjigj se: ai do ta ndihmonte, por se Bilbilit i duhej të bënte një sakrificë. Bilbili tha se do të bënte ç’do gjë që miku i tij të kishte vajzën që ai dashuronte. Sapo ra muzgu i mbrëmjes bilbili u ul nën degën e një trëndafili të tharë dhe aty filloj të këndonte këngën e tij më të gëzueshme. Sa më shumë këndonte bilbili, aq më shumë gjembat nguleshin në gjoksin e tij të vogël, por ai nuk ndalej, ai vlersonte miqësinë më shumë se asgjë në botë, dhe ishte tepër mirnjohës për çdo thërrime. Bilbili nuk ndaloj së kënduari deri në mëngjes! Kur doli dielli, djaloshi u zgjua dhe pa para syve të tij trëndafilin më të bukur në botë! Ai kishte një ngjyrë të kuq gjaku dhe vinte një erë të veçantë sa të dehte!Djali nuk pyeti se si ndodhi kjo mrekulli e këputi menjëherë dhe shkoj me vrap tija dorëzonte dashurisë së tij! Kur të dy panë trupin e pajetë të bilbilit brenda fletëve të trëndafilit djaloshi tha : Sa bilbil budalla!…Në të gjitha pemët pikërisht në degën e trëndafilit tim e gjeti të ngordhte?! Më vjen mirë që gjembat e paskan shpuar duke e ngordhur, të paktën nuk do ta dëgjoj më këngën e tije të kotë.
Bilbili e dëgjoj nga parajsa dhe u hidhërua shumë! Por Zoti i Zogjve i tha:” Mos u dëshpëro miku im: Gjithkush jep atë që ka në zemër, dhe gjithkush merr me zemrën që ka.”
Keltjeta Shehu