Historia domethënëse me mesuesen

Sociale

“Një burrë, pas 48 viteve u ndesh me mësuesen e tij të fillores. Ai iu afrua asaj me shumë siklet dhe i tha: “Mësuese,a po me njihni ?”

Mësuesja e vjetër:
– Më fal, nuk po ju njoh!

Burri:
– Mësuese, si nuk më njihni!? Unë jam nxënësi juaj i shkollës fillore. Njëherë kur nje shokut te klasës sonë i humbi ora e dores dhe hajduti isha Une. Dhe per ta kërkuar orën e humbur ju na urdhëruat të gjithve që të ngrihemi në këmbë dhe ti vendosnim duart mbi derrasën e zezë. Unë po vdisja nga frika dhe sikleti dhe nuk mund ta paramendoja fytyrën tuaj kur do ta gjenit orën në xhepin tim.

Kur papritmas ju bërtitët:
“Tani të gjithë mbyllni sytë”.

Unë isha diku në mes. Kur erdhi radha ime të më kërkonit, ju e morët orën nga xhepi im dhe më heshtje vazhduat të kërkonit deri në fund të radhës. Atëherë ju u ulët ne karrigen tuaj dhe ja kthyet djaloshit pa thënë asgjë për mua dhe askënd.

Unë mendoj se mësimi më i madh në jetë ishte atë ditë. Sa herë që më vinte në mendje e ndieja veten nën hijen mbrojtëse të virtytit tim.

Një fjalë e urtë thote:
“Është e tmerrshme të jetosh me turp, por edhe më e frikshme është ta kultivosh atë me vetëdije”

A ju kujtohem tani?

Mësuesja me zë të ulet ja ktheu:
– Unë të nesërmen e kisha harruar atë incident. Tani që më tregove mu kujtua.
Kur ju thashë juve ti mbyllni sytë, unë në fakt i kisha mbyllur edhe sytë e mi, sepse nuk doja të krijoja një paragjykim kundër nxënesit i cili ishte mashtruar, siç do mund të ishte mashtruar çdo fëmijë i asaj moshe.

Më vjen mirë që e folëm atë rast tani pas 48 viteve.”