Historia domethënë e Luanit dhe Gomarit

Shkencë & Teknologji

Thuhet se një ditë, luani ndërmori një sulm të befasishëm dhe pushtoi burimin e ujit në luginën e gomerëve. Njëri prej gomerëve propozoi një kundërsulm të shpejtë mbi luanin për të rimarrë atë që u përkiste. Një tjetër propozoi që tufa e gomerëve të spostoheshin në një kullotë tjetër ku kishte edhe burim uji, duke ia lëshuar kështu luanit burimin e tyre.

Kryetari i gomerëve tha: “Ne nuk kemi fuqi për të luftuar luanin, ama mund të ulemi në tryezën e bisedimeve me të dhe të negociojmë për një zgjidhje.”

Dhe kështu u bë, u ulën të negociojnë. Luani, duke qenë në pozitën e më të fortit, kërkoi që të hajë çdo ditë nga një gomar, në këmbim që tufa tjetër e gomerëve të lejoheshin të furnizoheshin me ujë. Marrëveshja u pranua nga të dyja palët.

Pas një farë kohe, u hëngrën të gjithë gomerët një e nga një dhe mbeti vetëm kryetari i tyre me familjen e tij. I ndodhur në këto kushte, ai mori familjen dhe u mundua të emigrojë diku tjetër, por luani u zuri pritë duke i ngrënë edhe ata.

Në momentet e fundit, kryetari i gomerëve tha: “U hëngrëm që ditën që vendosëm të uleshim dhe të bisedonim me luanin”.

Credits: Elmaz Fida