Xhemi tregon se duhet që të ndodhë çudia që ajo të rikthehet sërish në sytë e publikut duke shtuar se tanimë do t’i dedikohet me kohë të plotë familjes së saj.
TIRANË- Moderatorja Xhemi Shehu ka hequr dorë nga ekani. Në një intervistë për “Revista Who“, ajo ka bërë me dije se nuk kthehet më në television pasi kërkon që të shijojë jetën familjare me dy djemtë dhe bashkëshortin e saj, Visi.
E vendosur, Xhemi tregon se duhet që të ndodhë çudia që ajo të rikthehet sërish në sytë e publikut duke shtuar se tanimë do t’i dedikohet me kohë të plotë familjes së saj.
“Mua nuk më kthen asgjë në televizion, përveçse mund të ndodhë ndonjë çudi shumë e madhe. “Direkt “jo”. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur. Ika si mami e dy djemve dhe për këtë jam shumë e lumtur, sepse nuk është se puna më mbajti peng që të zhvilloja jetën time. Krijova familjen, që mendoj që është gjëja më e rëndësishme në jetë dhe puna i shërben asaj. Nuk është se kam sakrifikuar gjërat më thelbësore në jetë për hir të punës,” – thotë Xhemi Shehu.