Heldt: Gjermania mirëpret vendimin e qeverisë për heqjen e taksës, Kosova dhe Serbia të fokusohen në situatën e COVID-19

Kosova

Gjermania ka përshëndetur dhe përkrahur vendimin e qeverisë në detyrë për shfuqizimin e taksës 100%.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt tha se Gjermania e mirëpret vendimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

“Gjermania e mirëpret vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të hequr plotësisht tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizim. Detyra tani është të rindërtohet gradualisht besimi për procesin e udhëhequr nga BE”, tha ambasadori Heldt.

Ai tha poashtu se ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet. Heldt gjithashtu shtoi se Kosova dhe Serbia duhet të përballen me situatën e krijuar nga COVID-19.

‘Ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet e tjera brenda kornizës ekzistuese të BE-së. BE ka ofruar mbështetjen këtu e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të qarkullimit të mallrave nga të dy palët tani.Të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të përballen me sfidën e pashembullt me koronavirusin. Kjo nuk është koha për manovrime politike, por për t’u përqendruar në tejkalimin e krizës shëndetësore shkroi tutje Heldt.

Image

Twitter