Ballina Lajme Kosova Hasani: Pozicionimi i Kurtit, i gabuar

Hasani: Pozicionimi i Kurtit, i gabuar

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se pozicionimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, është i gabuar, pasi sipas tij sikur Qeveria të diktonte vullnetit e parlamentit atëherë forcohet pozita e presidentit.

Ai thotë se pozicionimi i Kurtit rreth nenit 82.2 mund t’i shkojë atij momentalisht në favor, por jo edhe në strukturat e ardhshme.

“Pse mendoj se Kurti e ka gabim pozicionimin. Sepse po të ishte ashtu që Qeveria ta diktojë vullnetin e parlamentit, dhe me u shpërbë çdoherë, ai e forcon së pari pozitën e presidentit. Sot atij mund t’i shkojë në favor, por nesër një strukture tjetër nuk i shkon kur të jetë një politikë më e butë, sepse atëherë i jep të drejtë presidentit me e shpërnda menjëherë”, ka thënë Hasani.

E një gjë e tillë sipas e tij e ndryshon sistemin kushtetues, duke e bërë minimumi sistem gjysmëpresidencial.

“E dyta, e vendos fatin e parlamentit dhe me këtë e ndryshon sistemin kushtetues. Ky sistem presidencial ose gjysmëpresidencial, e me këtë e bën minimumi sistem semipresidencial. E me këtë fatin e përfaqësuesit të popullit ia nën vë ekzekutivit dhe i cili vendoset nën mëshirën e ekzekutivit dhe jo të vetes për t’u shpërndarë. Kuvendi frymon përmes forcave politike që janë aty. Rolin kryesor për procesin e rregullt të formimit të ekzekutivit dhe organeve të tjera e ka presidenti, gjithnjë sipas procedurave”, ka thënë Hasani.

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ndërpritet konferenca e Koemanit, i ndodhi e papritura

Ronald Koeman e ka braktisur konferencë për media para kohe.Teksa po fliste për ndeshjen e nesërme me Sevillën, nisën t’i rrjedhin hundët...

Alternativa Demokratike Shqiptare dorëzon listën për zgjedhjet e 28 Marsit/Çertifikohen me nr.6

Të dashur qytetarë të Komunës së Preshevës,Sot u finalizuan procedurat teknike rreth përpilimit të dokumentacionit dhe dorëzimit të listës së kandidatëve në...

Merkel refuzon të vaksinohet: Jam 66 vjeçe dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar

Merkel ka refuzuar që të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca apo Biontech duke i lënë radhë më të moshuarve apo...

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska është dënuar me 4 vjet burg.Dënimi bëhet në rastin “Target-Fortesa” për shkak të përgjimeve...