Hapet linku për aplikimin e qytetarëve për ndihmë prej 20 euro

Lajme Lugina

Qytetarët që kanë aplikuar për ndihmë financiare në vlerë prej dy herë nga 30 euro në muajin maj, si dhe përfituesit e pensionit, përfituesit e ndihmës sociale dhe personat në Institutin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, nuk duhet të aplikojnë për ndihmë shtesë shtetërore prej 20 euro sepse e njejta do t’u paguhet automatikisht në dhjetor.

Ministri i Financave Siniša Mali dje përmes një komunikate tha se të drejtë aplikimi kanë edhe ata që ndërkohë janë bërë madhorë, ndërsa qytetarët mund të aplikojnë në portalin e Administratës së Thesarit, në adresën e internetit idp.trezor. gov.rs.

Pagesa pritet në muajin dhjetor dhe mund të aplikojnë edhe të gjithë ata që ndërkohë kanë mbushur moshën madhore, transmeton departamenti.com