Ballina Shëndetësia Hani sardele sa më shpesh dhe do të keni eshtra më të...

Hani sardele sa më shpesh dhe do të keni eshtra më të mirë dhe zemër më të shëndetshme! Ndihmojnë edhe në shërimin e këtyre sëmundjeve

Sardelet për shumicën e njerëzve nuk janë edhe aq shumë në listën e ushqimeve më të shijshme
Natyrisht, për shijet nuk duhet të debatojmë, por kur ta lexoni përse është mirë të hani sardele, do ta kuptoni që pak “viktimizim” nuk është gjë në krahasim me përfitimet të cilat i ofron ky ushqim, transmeton Telegrafi.

Janë jashtëzakonisht të pasura me proteina
Paketimi 80 gr i sardeleve përmban madje 23 g proteina. Keni parasysh që doza e rekomanduar ditore është nga 24 deri në 28 g e kësaj materie shumë të rëndësishme.
Ndihmojnë në shërimin e inflamacioneve dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet
Sardelet janë burim i shkëlqyeshëm i EPA-së dhe DHA-së, dy thartira yndyrore për të cilat shkenca ka konstatuar që shërojnë inflamacionet.
Mbrojnë shëndetin e eshtrave
Për shkak të sasisë së lartë të kalciumit, sardelet mund të ndihmojnë të ruani shëndetin e eshtrave. Vetëm 50 g sardele përmbajnë 217 mg kalcium!

Ndihmojnë në shërimin e depresionit dhe ankthit
Sardelet përmbajnë shumë acide yndyrore omega 3 dhe zbulimet e reja shkencore tregojnë se ekziston një lidhje e fortë midis këtyre substancave dhe rezistencës ndaj depresionit.

Shëndeti i zemrës



Marrja e rregullt e një sasie të mjaftueshme të acideve yndyrore omega 3 nga peshqit, të tilla si sardelet, është e shkëlqyeshme për zemrën, sepse ul kolesterolin dhe presionin e gjakut, dhe kështu parandalon formimin e mpiksjeve të gjakut.
Antioksidantë të fortë
Sardelet përmbajnë selen, një mineral që ndihmon në neutralizimin e radikalëve të lirë, i cili parandalon dëmtimin e organeve të brendshme.
Shëndeti lëkurës
Acidet yndyrore të sardeles luajnë një rol të madh në shëndetin e lëkurës. Ato lehtësojnë proceset inflamatore në lëkurë dhe i japin asaj një shkëlqim të shëndetshëm.
Ruajnë shëndetin e trurit
Vaji i peshkut dhe acidet yndyrore janë të shkëlqyera për trurin.
Ulin oreksin
Kur hani sardele për një vakt, ato do t’ju ngopin aq shumë sa nuk do të ndjeni dëshirën për ushqime të panevojshme. Kjo gjithashtu do t’ju ndihmojë të humbni peshë. /Telegrafi/

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Ojq “Vizioni” dhuroi uniformat për Sh.M. “Sezai Surroi” Bujanoc

Sot në shkollën e mesme " Sezai Surroi " dhuruam uniformat për nxënësit e drejtimit të mjeksisë.Bashkarisht me kryetarin e KKSH z.Ragmi...

Të gjithë e shijojmë dhe na pëlqen aroma, por me siguri nuk i dinit këto 6 ‘sekrete’ të kafes turke

Të gjithëve na ndodh që dita jonë të nisë me konsumimin e një kafeje në mëngjes, kjo ndoshta na hap sytë dhe...

Ditë zie për Flori Mumajesin

Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi ka humbur sot personin më të dashur të familjes, nënën e tij. Lajmi është bërë i ditur...

Akademia e Shkencave të Shqipërisë vjen me tri vepra madhore albanologjike

Akademia e Shkencave e Shqipërisë po vijon punën për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes...