Ballina Lajme Lugina Haki Abazi përpiqet t’i demantojë Grenellin, Kosnettin e Palmerin me një deklaratë...

Haki Abazi përpiqet t’i demantojë Grenellin, Kosnettin e Palmerin me një deklaratë të vjetër të zyrtarit që e shkarkoi Trump

Zëvendëskryeministrin Haki Abazi duket se nuk e ka bindur deklarata zyrtare e SHBA’së, sipas të cilës garantohet se nuk ka plan sekret për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shpërndarë një deklaratë të John Bolton të para dy viteve, që tash është i shkarkuar.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi e ka shpërndarë sot një lajm të Radio Evropës së Lirë, ku citohet ish-këshilltari i Presidentit Trump për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Sipas këtij artikulli të publikuar në gusht të vitit 2018, Bolton, tashmë i shkarkuar nga pozita e tij, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë që Kosova e Serbia të arrijnë vetë një marrëveshje të pranuar për të dy palët, dhe që amerikanët nuk largojnënga tavolina as temën e kufijve, nëse palët bisedojnë për të.

“Politikat tona, politikat e SHBA’së, është se nëse dy palë mund të arrijnë mes vete të bëjnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë as rregullimin e kufirit. Nuk është punë e jona ta themi”, kishte thënë Bolton.

Ndërkaq mbrëmë me një deklaratë të përbashkët, emisari i Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, amasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe Mattheë Palmer, i angazhuar nga Departmenti i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, thanë se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete për shkëmbim të territoreve e as Ambasadori Grenell s’ka parë kurrë diçka të tillë.

“Ne duam të bëjmë të qartë se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar një plan të tillë. Fokusi i Qeverisë së SHBA’së për mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për linjat ajrore, hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte drejt njohjes reciproke”, u tha në deklaratën nga Uashingtoni. 

- Artikull i sponzorizuar -

në fokus

Testohet ulja e avionëve në Aeroportin e Kukësit

Në Aeroportin e Kukësit është kryer ditën e sotme testimi i uljes së avionëve. Ishte ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Ky lloj i kancerit është bërë më i përhapur tek njerëzit

Kanceri i gjirit është bërë kanceri me i përhapur tek njerëzit.Edhe pse njihej si sëmundje vdekjeprurëse kanceri i mushkërive, tani ky lloj...

Pyetet për Murat Jasharin, Kurti nga Shqipëria: Nuk bëjmë kompromis me presidentin, posti i takon Vjosa Osmanit

Kryetari i VV-së, Albin Kurti po qëndron në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet atje.Kurti në një konferencë për...

Përshëndetje nga Gjermania: Një Lajçak për Serbinë

Nga Baton HaxhiuKandidati për kryeministër, Albin Kurti, bëri shtetarin duke përkujtuar një moment mesjetar të Besëlidhjes së Madhe, të epokës së Skënderbeut....